Sipas statistikave, një person mesatar zgjohet midis orës 6:00 dhe 7:30 të mëngjesit. Nisesh për në punë në orën 8:00 dhe gjatë rrugës konsumon kafen e mëngjesit. Në orën 9:00 duhet të jesh në zyrë, pas një nxitimi sfidues. Pas punës, ndihesh e rraskapitur dhe dëshira e vetme është të shtrihesh dhe të mos bësh asgjë. Dikush eksperimentoi në lidhje me këtë, dhe për ta ndryshuar mund të marrësh një vendim.

“Një ditë vendosa të ndryshoj jetën time plotësisht dhe të bëj një eksperiment për një muaj -fillova të zgjohesha në 5:30 të mëngjesit çdo mëngjes.”

“Unë do të doja të tregoja përvojën time si një ‘zog mëngjesi’ dhe t’ju tregoj të gjitha përfitimet që më ka sjellë kjo mënyrë e re e jetës.

1. Ndihesh më produktiv

Njerëzit e suksesshëm zgjohen herët. Dhe është e vërtetë! Zgjimi herët do të thotë një mendje e kthjellët, një përqëndrim më i lartë dhe organizim më i mirë. Ke kohë mjaftueshëm për të kontrrolluar email-et, sms-të, për të pirë kafe dhe për të mos lënë asnjë punë pas dore. Përveç jetës profesionale do të shihni sa mirë do t’ju shkojnë edhe çështjet personale.

2. Çdo gjë mund ta marrësh më shtruar.

Kur zgjohesh herët ke mundësinë t’i bësh realitet ato rituale që kishe në mendje prej kohësh. Pas rutinës në tualet, larjes së dhëmbëve, veshjes dhe grimit ke kohë mjaftueshëm për të lexuar, për të folur në telefon apo për të bërë joga!

4. Fiziku juaj ndryshon për mirë!

Kur zgjohesh herët, koha që tepron i dedikohet palestrës. Ose një xhiro aty rrotull. Ose rruga për në punë bëhet në këmbë. Ora 5 e mëngjesit është perfekte për ata që duan të humbasin disa kilogram.

5. Shijon heshtjen e qytetit

Orët e para të mëngjesit janë ato më paqësoret. Askush nuk vrapon, autobuzët janë të lirë dhe ajri është më i pastër. Gjatë kësaj kohe mund të meditosh, madje dhe të marrësh vendime të rëndësishme për veten.

6. Ha vakte të shëndetshme

Mëngjesi nuk haet më në 11, dreka në 5 dhe darka në 10! Koha mjafton për të ngrënë në orën e duhur, ushqimet e duhura!