Me ardhjen e ditëve të nxehta, kremi kundër diellit duhet të bëhet miku juaj më i mirë, nëse nuk është tashmë. Megjithatë, ka disa sekrete që duhet t’i dini me patjetër kur zgjidhni kremin kundër diellit.

Kur skadojnë kremrat e diellit

Paketimet tregojnë datën e skadencës të kremit kundër diellit. Me kalimin e kohës, indeksi i mbrojtjes SPF bie ndjeshëm dhe kremi nuk iu mbron aq sa mendoni. Ndryshimet në ngjyrë dhe strukturën e tij tregojnë se duhet ta zëvendësoni me një të ri.

Sasia që duhet të aplikoni

Për t’u mbrojtur 100% nga faktori mbrojtës duhet të aplikoni një sasi të barabartë me një lugë çaji në fytyrë. E njëjta sasi duhet të përdoret sa herë që vendosni kremin mbrojtës brenda ditës.

Zgjidhni një krem diellor me spektër të gjerë.

Kur blini një krem dielli, kini parasysh të zgjidhni një produkt që iu mbron nga rrezet UVA dhe UVB. Numrat SPF që shikoni në produkt i referohen mbrojtjes nga rrezet ultraviolet B (UVB) nga dielli. Por, për ta mbrojtur veten jo vetëm nga djegia, por gjithashtu dhe nga plakja e parakohshme, duhet të keni parasysh dhe rrezet UVA.